Designer By:AseSsiNo
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Designer By:AseSsiNo

Derigjuar dhe Kontrolluar Nga FaT-MiR-IdRiZi
 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 QENAN IDRIZI, GARON PĖR POSTIN NUMĖR DY NĖ FFM

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AseSsiNo

AseSsiNo


Male Numri i postimeve : 56
Age : 34
Lokacioni : Xhepēisht-Tetove
Interesat e Juaja : Gjithcka
Firma Juaj : Cn-Security #1
Registration date : 02/01/2008

QENAN IDRIZI, GARON PĖR POSTIN NUMĖR DY NĖ FFM Empty
MesazhTitulli: QENAN IDRIZI, GARON PĖR POSTIN NUMĖR DY NĖ FFM   QENAN IDRIZI, GARON PĖR POSTIN NUMĖR DY NĖ FFM Icon_minitimeSat Oct 31, 2009 11:32 am

Fushata pėr postin e kryetarit tė FFM-sė, nė tė njėjtėn kohė ka ndezur garėn pėr postin e nėnkryetarit nė kėtė Federatė. Kėshilli Koordinues i delegatėve shqiptarė pran FFM-sė, vėrtetoi pėrkrahjen kandidaturės tė Qenan Idrizit pėr postin numėr dy nė FFM, ndėrsa vlerėsoi si tė pakuptimtė reagimin e djeshėm tė Rexhep Bexhetit kundėr kryetarit aktual tė FFM-sė, Harallampie Haxhiristeski.
“Kandidat pėr nėnkryetarė tė Federatės sė Futbollit tė Maqedonisė nė mėnyrė unanime u zgjodh zotėri Qenan Idrizi. Legjitimitet mori procesverbali prej kuvendit tė mbajtur mė 10-tė prill nė Tetovė”, deklaroi Jusuf Arifi – koordinator i Kėshillit Koordinativ tė delegatėve shqiptarė.
Kėtė kuvend e ka organizuar dhe e ka udhėhequr zotėri Rexhep Bexheti… Prandaj jam i habitur se si mund qė personi i cili e ka organizuar, e ka udhėhequr dhe e ka nėnshkruar procesverbalin e njė kuvendi, tė dalė nė njė kuvend tjetėr… Pėr kėtė shkak, komisioni disiplinor pranė Lidhjes futbollistike tė Tetovės ka marrė masa dhe zotėri Rexhep Bexhetit i ėshtė bėrė ndalimi i kryerjes sė aktiviteteve tė mėtutjeshme sportive.
Arifi sqaroi se Kėshilli Koordinues i Delegatėve shqiptarė ka zgjedhur Trupin Koordinues prej 5 anėtarėve, tė cilėt nė emėr tė klubeve shqiptare do tė bisedojnė me kandidatėt pėr postin e kryetarit tė FFM-sė.
Ndėrkohė, kandidati pėr kryetar tė FFM-sė, Masar Omeragiq, para mediave prezantoi fakte tė reja pėr punėn e parregullt tė kryetarit aktual tė FFM-sė. Omeragiq theksoi se nga ana e FFM-sė ėshtė anuluar pa tė drejtė vendimi i Agjencisė pėr Rini dhe Sport, kur Agjencia nė fjalė, mė 27 mars autorizoi Lidhjen Komunale tė futbollit nė Manastir pėr tė kryer veprimtaritė nė sport. Kuvendi Zgjedhor i FFM-sė do tė zhvillohet mė 21 nėntor.

Fatmir Idrizi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.AlbaVideo.Us/Index.PhP
 
QENAN IDRIZI, GARON PĖR POSTIN NUMĖR DY NĖ FFM
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Designer By:AseSsiNo :: Sporti-
Kėrce tek: