Designer By:AseSsiNo
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Designer By:AseSsiNo

Derigjuar dhe Kontrolluar Nga FaT-MiR-IdRiZi
 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Muslimani i shekullit XXI

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AseSsiNo

AseSsiNo


Male Numri i postimeve : 56
Age : 34
Lokacioni : Xhepēisht-Tetove
Interesat e Juaja : Gjithcka
Firma Juaj : Cn-Security #1
Registration date : 02/01/2008

Muslimani i shekullit XXI Empty
MesazhTitulli: Muslimani i shekullit XXI   Muslimani i shekullit XXI Icon_minitimeSun Jan 27, 2008 10:17 am

Muslimani i shekullit XXI

Shkruar nga Fatmir S.Idrizi

Titulli i kėsaj teme nė fakt vė nė dukje ardhmėrinė e muslimanėve dhe identitetin e tyre qė duhen pasur. Secili musliman duhet tė jetė i vetėdijshėm se nuk ėshtė koha qė akoma tė merremi me tė kaluarėn tonė, akoma tė analizojmė se sa tė suksesshėm kemi qenė nė tė kaluarėn, t’i tregojmė botės se sa dijetarė tė famshėm ka pasur Islami nė kohėt kur botėn e kishte kapluar njė errėsirė e tmerrshme pėr nga dituria dhe civilizimi. Nuk ka dyshim qė ne nuk duhet t’i harrojmė kėto periudha, por aspak nuk ėshtė me vend qė akoma tė jetojmė nėn hijen e famės sė Ibni Sinasė, Ibni Rushdit, Gazaliut ose personaliteteve tjera tė famshme qė ka pasur kultura dhe civilizimi islam, e vetė tė qėndrojmė larg zhvillimeve dhe arritjeve shkencore. Ėshtė mė se e qartė se duhet tė ndodhė njė kthesė nė drejtim tė pėrqafimit tė vetive kryesore islame, kthesė kjo e cila do tė na ndihmojė tė gjithėve tė zgjohemi nga ky gjumė i cili ėshtė duke na zgjatur gati pesė shekuj. Sa mė herėt qė ta kuptojmė realitetin dhe nevojėn pėr tė bėrė ndryshimet e duhura, me siguri edhe rezultatet do tė vijnė shumė shpejtė

Prandaj, si tė tillė nuk duhet tė na kaplojė ndonjė pesimizėm, se kinse nuk kemi potenciale psikofizike, apo nuk kemi aftėsi dhe zgjuarsi pėr realizimin e njė qėllimi tė tillė. Ky qėllim duhet realizuar sepse nuk ka rrugė tjetėr, pėr arsye se pėr kėtė na obligon barra dhe pėrgjegjėsia kur’anore, tė cilėn e kemi marrė mbi supet tona. Ky duhet tė jetė pikėsynimi ynė kryesor dhe udhėzuesi ynė kah realizimi dhe lidhja e ngushtė nė lidhje me ruajtjen e unitetit tė muslimanėve.
Nuk mund tė thotė askush qė ne si tė tillė duhet akoma tė jetojmė nė rrethana tė shekujve tė kaluar, kur para nesh kemi Kur’anin famėlartė, kemi personalitetin e Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] si frymėzuesin tonė kryesor drejt sfidimit tė ēdo tė lige. Zgjidhjet e kėtyre problemeve janė nė vet ne dhe nuk duhet kėrkuar atė diku tjetėr, por duhet drejtuar vetvetes dhe sa mė shpejt tė gjejmė rrugėdaljen e cila do tė na shpinte drejt njė pėrparimi mbarė islam.
Duhet tė jemi tė bindur pėr vet faktin se pėrparimi ynė varet prej vetė nesh dhe se ankesat tė cilat i drejtojmė nė adresa tė ndryshme, edhe pse nuk janė tė gabuara, nuk e gjejnė dot portėn e vėrtetė tė pėrgjigjeve dhe nuk e godasin veshin i cili do t’u pėrgjigjej kėrkesave tona. Fatkeqėsisht, siē duket, pandėrprerė jemi duke trokitur nė dyer tė cilat janė tė mbyllura pėrgjithmonė pėr botėn islame, jemi duke iu drejtuar njerėzve dhe institucioneve tė cilėt i gėzohen njė situate tė kėtillė tė muslimanėve. Ata janė duke vėshtruar nė realitetin e njė solidarizimi tė vdekur mes muslimanėve, shohin unitetin e coptuar tonin nė mijėra copė tė shkapėrderdhura nėpėr skajet e botės, i gėzohen gjendjes mjeruese tė muslimanėve nė aspekt tė diturisė dhe pėrparimeve shkencore, shohin edhe shumė realitete tė hidhura tė gjendjes sė mjerueshme tonėn.

Prandaj, nuk mund tė jenė tė njėjtė ata tė cilėt e kuptojnė njė situatė tė kėtillė dhe ata tė cilėt nuk ua varin veshin fare ēėshtjeve tė kėtilla. Nuk janė tė njėjtė ata tė cilėt, nėse jo mė shumė, sė paku nė veten e tyre kanė filluar ndryshimet me tė cilat riparojnė, rinovojnė besimin dhe pėrforcojnė identitetin e tyre islamik qė kanė, me njė individ i cili as qė ėshtė i vetėdijshėm pėr njė identitet tė tillė. Nuk janė tė ngjashėm ata tė cilėt presin nė radhė pėr t’ju ndihmuar vėllezėrve tė tyre muslimanė dhe ata tė cilėt tregojnė koprracinė mė tė madhe kur vjen rasti pėr t’u solidarizuar me muslimanėt e botės!
Kur janė nė pyetje krahasime tė kėtilla, All-llahu i Madhėrishėm nė Kur’anin famėlartė pėrmend disa raste kur njeriu mund tė shohė qartė ēėshtjen e atyre qė janė me besim tė sinqertė dhe tė atyre tė cilėt nuk ua varin veshin gjėrave tė kėtilla. Nė kaptinėn Ez-Zumer thuhet: “A mund tė jenė tė njėjtė ai i cili natėn e kalon duke u pėrkulur nė sexhde dhe adhurim, duke qėndruar nė kėmbė, i cili i ruhet dėnimit tė botės tjetėr dhe shpreson nė mėshirėn e Zotit tė vet, me atė i cili i injoron kėto? Thuaj: A janė tė barabartė ata qė dinė dhe ata qė nuk dinė. Po, vetėm tė zotėt e mendjes marrin mėsim.” (Ez-Zumer: 9)
Njė krahasim i kėtillė padyshim qė rrėqeth zemrat e besimtarėve, ngjall kėrshėrinė e tyre pėr tė qenė nė anėn tė cilėn e lavdėron All-llahu, ngre emocionet pėr ta pėrqafuar identitetin e vėrtetė islamik, nxit pėrpjekjet e sinqerta islame pėr njė pėrmirėsim dhe riparim tė vetvetes e kėshtu me radhė.
Te ky ajet, ne si pjesėtarė tė Islamit duhet tė shohim vetveten dhe tė vėrejmė urtėsitė me tė cilat na drejtohet neve All-llahu i Madhėrishėm, me qėllim qė secili prej nesh nė esencė tė mund tė vėrejė se ēfarė tipi tė besimtarit preferon All-llahu, e ēfarė tipash jemi ne. Me siguri qė ata tė cilėt nė mėnyrė tė drejtė do ta kuptojnė mesazhin e vėrtetė tė kėtij ajeti, do tė bėjnė njė hap pėrpara nė drejtim tė pajisjes sė vetvetes me ato veti dhe parime tė cilat Kur’ani i kėrkon nga ne. Tė vijmė deri te konkluzioni se muslimani i shekullit XXI nuk ka ēfarė kėrkon nė mesin e civilizimeve tė ndryshme pa pėrmirėsuar nivelin e vet arsimor, pa pėrqafuar urtėsitė kur’anore, pa mos u ndjerė krenar pėr identitetin qė ka dhe pjesėtar i Ummetit qė ėshtė, pa mos kuptuar domosdoshmėrinė e edukimit dhe arsimimit tė ēdo individi nė shoqėrinė islame, pa mos garuar me tė tjerėt se kush do tė ndihmojė muslimanėt nė hallet dhe dertet qė ata kanė.
Kur njė bindje e tillė tė jetė kontrolluese e mentalitetit tonė, ndoshta atėherė ne, me tėrė qenien tonė, do t’u vihemi nė shėrbim qėllimeve tė pastėrta islame.
Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nė njė thėnie tė tij urdhėronte: “Kėrkimi i diturisė ėshtė i domosdoshėm pėr ēdo besimtar dhe besimtare”, kurse nė njė hadith tjetėr i urdhėronte pasuesit e tij qė tė fillojnė t’i urdhėrojnė fėmijėt e tyre me faljen e namazit nga mosha shtatė vjeēare, me ēka vėrtetohet kujdesi i tij qė procesi edukativo-arsimor tė fillojė te ēdo fėmijė qė nga mosha kjo moshė. Sjelljet dhe urdhrat e tij ishin plotėsisht norma pedagogjike tė cilat sot shkenca i pėrdor te fėmijėt. Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], i bindur se tė gjithė prindėrit nuk do ta bėjnė njė gjė tė tillė, e themeloi xhaminė-universitetin-medresenė, ku tė gjithė njerėzve u jepte mėsimet dhe urtėsitė islame me tė cilat duhej tė pajisen ata.
Kur jemi te rėndėsia e tė qenurit i arsimuar, vet Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nė njė thėnie tė tij potencon: “Kush mirėpret dijetarėt, mė ka mirėpritur mua, kush viziton dijetarėt, mė ka vizituar mua, kush merr pjesė nė njė tubim dijetarėsh, ka ndenjur me mua, ndėrsa ai i cili rrinė me mua, rrinė me All-llahun”. Te thėniet e kėtilla duhet parė qėndrimin dhe vizionin e qartė islamik nė drejtim tė nevojės pėr tė marrė dituri, ose sė paku pėr t’u shoqėruar me njerėz tė ditur, duke pėrfituar nga njohuritė e tyre me qėllim tė pėrkryerjes sė shpirtit dhe besimit. Kėta janė tipa tė njerėzve tė cilėt i duhen Islamit dhe tė cilėt mund tė kontribuojnė nė drejtim tė pėrmirėsimit tė gjendjes sė muslimanėve. Kjo ėshtė gjendja nė tė cilėn Islami dėshiron tė na shohė tė gjithėve.
Ndėrsa tė tjerėt dėshirojnė tė shohin njė tip tjetėr tė muslimanėve, me tė cilėt e shohin tė mundshme bashkėjetesėn, e tė tillėt janė: tė vdekur para se tė lindin, me sy tė mavijosur nga pirja e alkoolit, njerėz qė dridhen para ēdokujt, frikacakė, injorantė, tė pėrfunduar para se tė fillojnė, tė harxhuar para kohe, tė gatshėm pėr tė qenė tė kolonizuar, tė atillė qė nuk mendojnė, pranues dhe realizues tė mirė tė urdhrave nga tė tjerėt, e shumė tė tjerė sikur kėta. Ja, kjo ėshtė gjenerata tė cilėn bota dėshiron ta shohė te muslimanėt, apo kėta janė llojet e njerėzve me tė cilėt bota sheh mundėsinė e kolonizimit tė qenies sė tyre nė formėn mė tė lehtė.
Kurse ne duhet sa mė shpejtė ta kuptojmė se sot mė nuk ėshtė koha vetėm e mexhliseve apo tubimeve nė tė cilat pjesėmarrėsit nuk mund tė bėjnė madje as edhe pyetje tė drejta pėr ēėshtjet e tyre fetare. Duhet sa mė shpejt tė kuptojmė se tubimet e tilla shfrytėzohen si raste ku tė tjerėt sqarojnė dhe debatojnė pėr gjėra tė reja dhe pėr njohuri tė cilat janė formuar te ta si rezultat i studimit dhe kėrkimeve shkencore e fetare. Tė jemi tė sigurt se njė kuptim i drejtė i gjendjes nė tė cilėn gjendemi do tė na mundėsojė qė tė bėjmė lėvizje tė mbarė nė drejtim tė pėrmirėsimit tė shoqėrisė nė tė cilėn jetojmė. Nė vitet nė tė cilat jetojmė, ėshtė mė se e nevojshme qė ta kuptojmė rėndėsinė e thellimit tonė nė shkencė dhe njohuri tė pėrgjithshme, pėrmes tė cilave do tė arrinim deri nė realizimin e pikėsynimeve tona tė sinqerta islame.
Veti kryesore tė shekullit XXI muslimani duhet t’i ketė diturinė dhe krenarinė, me anė tė tė cilave mė lehtė do tė dijė t’ju pėrballojė sfidave tė kohės nė tė cilėn jeton. Nė sajė tė vetive tė kėtilla, do tė dijė mė lehtė tė inkuadrojė veten nė zhvillimet shkencore e shoqėrore qė ndodhin nė botė. Si dhe nė sajė tė tyre do tė dijė ta zė pozitėn e merituar nė mesin e shoqėrive botėrore. All-llahu i Madhėrishėm na ndihmoftė nė kėtė drejtim.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.AlbaVideo.Us/Index.PhP
 
Muslimani i shekullit XXI
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Designer By:AseSsiNo :: BeSiM FeTaR-FeJa-
Kėrce tek: