Designer By:AseSsiNo
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Designer By:AseSsiNo

Derigjuar dhe Kontrolluar Nga FaT-MiR-IdRiZi
 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Nata e Kadrit - paqe deri nė agim

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AseSsiNo

AseSsiNo


Male Numri i postimeve : 56
Age : 34
Lokacioni : Xhepēisht-Tetove
Interesat e Juaja : Gjithcka
Firma Juaj : Cn-Security #1
Registration date : 02/01/2008

Nata e Kadrit - paqe deri nė agim Empty
MesazhTitulli: Nata e Kadrit - paqe deri nė agim   Nata e Kadrit - paqe deri nė agim Icon_minitimeSun Jan 27, 2008 10:11 am

Nata e Kadrit - paqe deri nė agim

Shkruar nga Fatmir S.Idrizi

Ē'do ditė qė falemi, solemnisht i themi apo i deklarojmė Allahut tė Lartmadhėrishėm: “Ijjake na’budu - Vetėm Ty tė adhurojmė”...
Kur besimtari i menēur dhe i bindur e kupton mėnyrėn e jetės, e shfrytėzon atė nė adhurim, pėrfshirė kėtu edhe lutjet, ai e di kėtė, duke rikujtuar fjalėt e Pejgamberit (Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė!) se: “Duaja ėshtė adhurim” (Shėnon Tirmidhiu dhe Ebu Davudi). Allahu i Lartmadhėrishėm i inkurajon besimtarėt qė tė pėrfitojnė sa mė shumė nė kohė tė caktuara gjatė vitit pėr tė bėrė dua. Njė rast i tillė ėshtė edhe gjatė Ramazanit, e veēanėrisht nė Natėn e Kadrit (natėn e vlerės, e fuqisė).

Nė kėtė natė, gjėja e vetme e rėndėsishme nė historinė e njerėzimit, ėshtė zbritja e Kur’anit Famėlartė nga Lehvi Mahvudh (Pllaka e Mbrojtur) pėrmes melekut Xhibril (Paqja qoftė mbi tė!), i cili e zbriti atė nė qiellin e kėsaj bote, nėn urdhrin e Allahut tė Lartmadhėrishėm, e pastaj pėr te Pejgamberi i Tij (Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė!), Allahu i Lartmadhėrishėm thotė: “E ku e dini ju se ē’ėshtė Nata e Kadrit?” (Kadr, 2). Po ashtu “Pejgamberi (Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė!) nė dhjetė ditėt e fundit tė muajit tė Ramazanit ka bėrė mė shumė adhurim se sa netėve tė tjera.” (Shėnon Muslimi).

Nata e Kadrit ka vlerė tė madhe dhe tė veēantė, pėr kėtė Allahu i Lartmadhėrishėm njė kaptinė tė tėrė tė Kur’anit e ka emėrtuar me kėtė emėr, “Kadr”, e vlera e saj ėshtė: “Nata e Kadrit ėshtė mė e vlefshme se sa njėmijė muaj.” (Kadr, 3). Kjo natė e kalon vlerėn e 30.000 netėve. Kjo natė ėshtė nė dhjetė ditėshin e fundit tė muajit tė Ramazanit, nė netėt tek tė tij. Fakti qė, nata e saktė nuk dihet, reflekton dėshirėn e Allahut pėr ta mbajtur atė tė fshehur. Nė tė vėrtetė, Pejgamberi (Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė!) nė njė farė mėnyre ėshtė parandaluar tė na e tregojė natėn e saktė. Njė ditė, ai doli jashtė pėr t’ua treguar shokėve tė tij natėn e saktė. Ai nė rrugė pa dy njerėz duke u rrahur, kėshtu qė me dėshirėn e Allahut, Pejgamberi (Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė!) harroi (ose u bė tė harrojė) tė na e thotė datėn e saktė, por e kishte mbajtur mend pėrafėrsisht se kur ėshtė Nata e Kadrit. Pastaj, Pejgamberi (Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė!) ėshtė udhėzuar qė tė mos e publikojė kėtė informacion.

“Po tė mė lejohej” - tha njė herė Pejgamberi (Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė!) - “Do t’u tregoja pėr ditėn e saktė.” (Shėnon Ahmedi). I Gjithėfuqishmi e mbajti kėtė urtėsi tė fshehur pėr ne, pėr shumė arsye (Allahu e di mė sė miri). Ndoshta Ai do qė ne tė pėrpiqemi sa mė shumė tė bėjmė adhurim nė dhjetė ditėshin e fundit tė Ramazanit, nė mėnyrė qė ne tė mos bėhemi pėrtacė, e tė bėjmė adhurim vetėm nė njė natė tė vetme, e t’ia mohojmė vetes qė tė bėjmė adhurime edhe nė netėt tjera. “Sikur njerėzit mos ta linin namazin vetėm pėr atė natė, do t’i informoja (pėr ditėn e saktė tė saj).” (Shėnon Taberani). Besimtari i sinqertė, i cili brengoset ditėn dhe natėn pėr mėkatet dhe periudhat e neglizhencės nė jetėn e tij, me padurim e pret muajin e Ramazanit. Gjatė kėtij muaji ai shpreson qė tė falet nga Allahu i Lartmadhėrishėm pėr mėkatet qė i ka bėrė nė tė kaluarėn e tij, duke ditur qė Pejgamberi (Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė!) ka premtuar qė tė gjithė ata, tė cilėt gjatė dhjetė ditėve tė fundit tė kėtij muaji pėrpiqen nė adhurim, do t’u falen mėkatet. E besimtari, pėr tė arritur kėtė, i kujton kėshillat e Pejgamberit (Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė!) duke i shprehur me shprehje tė ndryshme si: “kėrkoje”, “gjurmoje”, “lype” dhe “kėrkoje fuqishėm” Natėn e Kadrit.
Megjithatė, Allahu i Lartmadhėrishėm dhe Pejgamberi (Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė!) na i kanė treguar disa shenja pėr kėtė ngjarje. Allahu i Lartmadhėrishėm na e pėrshkruan si “Paqe deri nė agim.” (Kadr, 5). Nė thėnie tė ndryshme, Pejgamberi (Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė!) e ka pėrshkruar kėtė natė si tė qartė, tė qetė dhe tė patrazuar. Dielli nė lindjen e tij do tė paraqitet pak mė i kuq dhe pa flakėrimin e tij normal dhe pa rrezet e tij tė forta. Ubejdi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ka thėnė: “Nė mėngjesin e Natės sė Kadrit dielli do tė lind pa rreze; (ėshtė sikur) njė pellg ujor derisa tė ngritet.” (Shėnon Muslimi). Ebu Hurejre (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ka thėnė: “Ne e kemi pėrmendur Natėn e Kadrit tek Pejgamberi (Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė!) dhe ai tha: Kush nga ju e kujton, kur hėna ngritet (lind) ėshtė sikur si njė gjysmė rruzulli.” (Shėnon Muslimi).
Ibėn Abbasi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ka thėnė se Pejgamberi (Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Nata e Kadrit ėshtė njė natė e zemėrgjerėsisė dhe e lumturisė, nuk ėshtė as e nxehtė dhe as e ftohtė. Dielli nė mėngjesin e sė nesėrmes ėshtė mė i dobėt (nė shkėlqim), mė pak i kuq.” (Shėnon Taberani, Ibėn Huzejme dhe Bezari). Pejgamberi (Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė!) shtoi se: “Numri i melekėve nė atė natė ėshtė mė i madh se sa numri i guralecėve nė tokė.” اfarė duhet tė bėjė njeriu nė dhjetė ditėt e fundit pėr tė hasur nė Natėn e Kadrit? Njė besimtar i devotshėm i Allahut tė Lartmadhėrishėm i gjallėron kėto net me namaz, lexim dhe meditim tė Kur’anit. Qėndrimi gjatė, nė kėmbė, nė namaz ėshtė e rekomanduar gjatė netėve nė tė cilat Nata e Kadrit mund tė qėllojė. Kjo ėshtė treguar e sugjeruar nė shumė hadithe, siē vijojnė: Ebu Dherri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) tregon: “Ne agjėronim me Pejgamberin (Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė!) nė Ramazan. Ai nuk na shoqėronte nė namaz pėrderisa vinin shtatė ditėt (netėt e Ramazanit) e fundit.
Atėherė, ai qėndronte me ne (nė namaz nate) derisa kalonte pjesa e tretė e natės. Ai nuk falej me ne nė natėn e gjashtė (duke llogaritur nga fundi). Nė natėn e pestė, ai falej me ne derisa kalonte gjysma e natės. Kėshtu qė ne i thamė: O Pejgamber i Allahut (Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė!)! A nuk do tė falesh me ne tėrė natėn? Ai u pėrgjigj: “Kushdo qė qėndron nė namaz me imamin deri sa ai (imami) pėrfundon namazin, i llogaritet sikur ėshtė falur tėrė natėn”...” (Shėnon Ibėn Ebu Shejbe, Ebu Davudi, Tirmidhiu (i cili e ka vėrtetuar), Nesaiu, Ibėn Maxhe, Tahaviu (Sherh Meani el....), Ibėn Nasr, Farabiu dhe Bejhekiu. Isnadi (zinxhiri transmetues) i tyre ėshtė i vėrtetuar).
Ebu Davudi pėrmend: “E kam dėgjuar qė ėshtė pyetur Ahmedi: “A ėshtė e preferuar pėr njeriun qė tė falet bashkė me njerėzit tjerė, apo vetėm gjatė Ramazanit?” Ai u pėrgjigj: “Falja me njerėzit tjerė”. Gjithashtu e kam dėgjuar duke thėnė: “Do tė preferoja qė falėsi i namazit tė falet me imamin dhe tė fal vitrin me tė, Pejgamberi (Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Kur njė njeri falet me imamin derisa ai ta pėrfundojė namazin, i regjistrohet sikur ka falur namaz tėrė natėn”.” (Mesail).
Ebu Hurejre (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) na ka treguar se Pejgamberi (Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Kushdo qė qėndron (nė namaz) nė Natėn e Kadrit (dhe ėshtė i magjepsur, i shtangur, i koncentruar me kėtė natė) me shpresė dhe besim (nė shpėrblimin e Allahut), do t’i fshihen tė gjitha mėkatet e bėra.” (Shėnon Buhariu dhe Muslimi). Shtesa “dhe ėshtė i magjepsur, i shtangur, i koncentruar me kėtė natė” ėshtė shėnuar nga Ahmedi prej fjalėve tė Ubade bin Samit; qė nėnkupton se Pejgamberi (Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė!) e ka lejuar qė tė jesh mes adhuruesve tė sinqertė gjatė kėsaj nate tė bekuar. Besimtari nė kėtė natė i lutet Allahut tė Lartmadhėrishėm si kėrkues i penduar pėr faljen e Tij. Besimtari ėshtė i inspiruar nga fjala e Pejgamberit (Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė!): “Zoti ynė, mė i Larti, zbret nė qiellin mė tė ulėt nė pjesėn e tretė tė ēdo nate dhe lajmėron: Kushdo qė lutet, do t’i pėrgjigjem. Kushdo qė kėrkon (diēka pėr hallall) do t’ia jap.
Dhe kushdo qė kėrkon falje, do ta fal.” (Shėnon Buhariu). Besimtari, i vetėdijshėm dhe i ndėrgjegjshėm pėr Allahun e Lartmadhėrishėm dhe mėkatet qė i ka bėrė, do tė vazhdojė t’i lutet dhe tė kėrkojė prej Allahut tė Lartmadhėrishėm, brenda dhe jashtė namazit, gjatė pėruljes sė tij. Aishja (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) raporton se ajo e ka pyetur Pejgamberin (Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė!): “O i Dėrguar i Allahut! Po ta dija se kur ėshtė Nata e Kadrit, ēfarė do tė duhej tė bėja?” Ai e kėshilloi atė qė tė thotė: “All-llahumme inneke afuvvun tuhibbul afve fa’fu anna - O Zot! Ti je falės dhe e do faljen. Pra falmė o Allah!” (Shėnon Ahmedi, Ibėn Maxhe dhe Tirmidhiu). Aishja (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ka thėnė: “Kur fillonin dhjetė ditėt e fundit, Pejgamberi (Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė!) e shtrėngonte Izar-in (d.m.th. ai qėndronte larg grave tė tij nė mėnyrė qė tė ketė mė shumė kohė pėr adhurim), e kalonte tėrė natėn zgjuar (nė namaz), dhe e zgjonte familjen e tij.” (Shėnon Buhariu dhe Muslimi).
Pėr besimtarin, nė Natėn e Kadrit, interesimi i vetėm do tė jetė pastrimi nga shkujdesja qė kjo jetė e ka shkaktuar nė zemrėn e tij, mėkatet qė i janė grumbulluar, errėsira e zemrės, gjėra kėto qė e bėjė atė qė tė mos jetė i ndjeshėm nė bindje dhe nėnshtrim ndaj Allahut tė Lartmadhėrishėm. Nė kėtė natė, ai lutet Allahut tė Lartmadhėrishėm qė ta ruajė dhe ta mbajė larg tė kėqijave tė kėsaj bote, dėnimit tė varrit, dhe torturimeve tė xhehenemit. Ai kėrkon prej Allahut qė ta bėjė prej robėrve tė durueshėm e tė palėkundur nė pėrpjekjet pėr tė mbajtur Islamin nė kėtė botė, dhe kėrkon prej Tij qė t’ia mbikėqyrė tė metat e tij, periudhat e pėrtacisė dhe neglizhencės.
Adhurimi i sinqertė nė atė natė do ta bėjė qė besimtari tė harrojė kohėn, derisa ai tė befasohet nga ezani i sabahut. Pas sabahut, dielli lėviz ngadalė mbi horizont, i kuqėrremtė, dhe i dobėt nė paraqitje, pa ndonjė rreze, pėrpjekja nė atė natė ėshtė e merituar tėrėsisht. Besimtari gėzohet, duke e ditur qė nata qė e ka kaluar nė adhurim ka pasur mundėsi qė tė jetė Nata e Kadrit dhe: “Kushdo qė falet (nė namaz dhe duke e pėrkujtuar Allahun e Lartmadhėrishėm) nė Natėn e Kadrit duke besuar tėrėsisht (nė premtimin e Allahut tė Lartmadhėrishėm pėr shpėrblimin e kėsaj nate) dhe shpresuar pėr tė marrė shpėrblimin (vetėm prej Allahut tė Lartmadhėrishėm e jo prej njerėzve), ai do tė falet pėr gjynahet e kaluara.” (Shėnon Buhariu dhe Muslimi). Nata e Kadrit gjithashtu ėshtė nata kur caktohen tė gjitha punėt pėr vitin qė vjen. Allahu i Lartmadhėrishėm thotė: “Pasha librin sqarues (tė sė drejtės nga e kota!). Ne e zbritėm atė nė njė natė tė bekuar (nė natėn e begatshme tė Kadrit). Ne dėshiruam t’u tėrheqim vėrejtjen, e njerėzit tė jenė tė gatshėm. Nė atė (natė) zgjidhet ēdo ēėshtje nė mėnyrė tė prerė. Urdhėr i pėrcaktuar nga Vetė Ne...” (Duhanė, 2-5.)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.AlbaVideo.Us/Index.PhP
 
Nata e Kadrit - paqe deri nė agim
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Designer By:AseSsiNo :: BeSiM FeTaR-FeJa-
Kėrce tek: