Designer By:AseSsiNo
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Designer By:AseSsiNo

Derigjuar dhe Kontrolluar Nga FaT-MiR-IdRiZi
 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Dhuna moderne mbi femrat

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AseSsiNo

AseSsiNo


Male Numri i postimeve : 56
Age : 34
Lokacioni : Xhepēisht-Tetove
Interesat e Juaja : Gjithcka
Firma Juaj : Cn-Security #1
Registration date : 02/01/2008

Dhuna moderne mbi femrat Empty
MesazhTitulli: Dhuna moderne mbi femrat   Dhuna moderne mbi femrat Icon_minitimeSun Jan 27, 2008 9:54 am

Dhuna moderne mbi femrat


Shkruar nga FaT-Mir-Idrizi

Ditėve tė fundit kryeparlamentarja e Shqipėrisė, zonja Jozefina Topalli, ndėrmori njė fushatė kundėr dhunės ndaj femrės. Nė e-majlin qė pranova nga sekretaria e saj lexova nismėn e saj dhe nė pėrgjigjen time, tė cilin ia dėrgova, i dhashė pėrkrahje tė plotė, duke i bėrė edhe ca vrojtime, pa tė cilat, mendoj, nisma e saj nuk do tė ishte e frytshme, e plotė dhe efikase. Pėr mos ta zgjatur, nė vazhdim do t'i shtrojmė disa pėrsiatje.

Ē'ėshtė dhuna mbi femrėn


Dhunė ndaj femrės konsiderohet ēdo lloj dhune e bazuar nė gjini e cila rezulton ose mund tė rezultojė me lėndim ose vuatje fizike, seksuale apo psikologjike tė femrės.[1] Ky shkrim nuk do tė trajtojė mavijosjet e femrės, eshtrat apo brinjėt e thyer e tė ngjashme, por do tė trajtojė forma shumė mė perfide tė dhunės mbi femrėn, e tė cilat nė jashtėsi pėrcillen me buzagaz e mirėsjellje.





Psikiatri amerikan Skot Peck tė keqen e pėrkufizon si "e keqja ėshtė imponimi i vullnetit vetjak me qėllim tė pengimit tė zhvillimit shpirtėror."[2] Thėnė ndryshe, ēdokush qė palės tjetėr pėrpiqet t'ia imponojė konceptet vetjake tė tė kuptuarit tė dukurive tė caktuara pa i lėnė hapėsirė pėr mospajtim ose qėndrim tjetėrfare, ai bėn ndėrhyrje, asfiksim dhe pengim tė tjetrit, dhe do tė shkaktojė hendikep tė pėrhershėm nė pikėpamjen mentale tė personalitetit ose grupit me tė cilin ėshtė manipuluar.


Ėshtė lehtė tė dėshmohet dhe demonstrohet kjo gjendje. Vetėm nėse e hapim televizorin, brenda dite, femrėn do ta gjejmė si objekt reklamues apo si objekt qė reklamon gjerat e ndryshme: aeroplanet, automjetet, rrobat e ndryshme, ushqimet e ndryshme; ajo ėshtė objekt epshi, perversiteti, shfrenie, komercializmi.

Vendtorturimet moderne tė femrės


Evropa nga shekulli XV-XIX ka qenė njė vend turturues i femrės qė ėshtė vėshtirė t'ia gjesh shoqen nė histori. Gjuatja e shtrigave nė Evropė ka marrė pas vetes deri nė 9 milionė koka femrash.[3] Pas kėsaj dhune qėndronte kryesisht Kisha katolike dhe priftrinjtė e saj dhe instrumenti i saj – shteti. Kisha femrėn e konsideronte si krijesė tė keqe, krijesė tė ligė qė e nxori Adamin nga parajsa, krijesė qė meriton vetėm vdekje.[4] Kisha sidomos ishte alergjike ndaj femrave intelektuale, duke i shpallur ato pėr shtriga. Shtrigat zakonisht digjeshin mizorisht, vareshin, shqyheshin deri nė vdekje. Opinioni manipulohej se femrat e kėtilla kanė prekur sedrėn e Kishės, tė vėrtetat e Zotit dhe si tė tilla meritojnė vetėm vdekje tė dhembshme. Njėkohėsisht, kjo ishte vėrejtja e fundit edhe pėr femrat e tjera, se femrat janė tė krijuara vetėm pėr plotėsimin e kėnaqėsive tė epsheve. Asgjė mė shumė.


Si qėndron puna sot? A kemi dhunė tė tillė sot kur fenė e shporrėm nga jeta publike, politike, ekonomike, kur e vendosėm nė muzeume? Sot femra kėrkohet nė politikė, ekonomi, kulturė, sport! Ajo ėshtė pjesėmarrėse nė vendimmarrje! Pas kėsaj qė shohim, ē'mund tė themi: kemi dhunė sot dhe kush ėshtė fajtorė pėr kėtė dhunė nėse ajo ekziston?


Pėr fat tė keq, femra ėshtė pjesėmarrėse nė jetėn publike, por jo nė aspekt qė flitet. Prosperimi i saj lidhet ngusht me nevojat e epshet e ulta tė meshkujve. Vendtorturimi modern i saj ėshtė puna e saj si top-modele, kėngėtare, moderatore e show-programeve tė ndryshme, pėr t'i kėnaqur sytė e pangopur tė mashkullit moralisht tė kalbur. Kodoshllėku modern nuk dallon nga ai i vjetri, tė fitojė nė dėm tė tjetrit, normalisht, duke i modernizuar mėnyrat organizative. Tash, nė krahasim mė tė shkuarėn, kemi mė shumė qeshje, mė shumė retorikė erotike, pėrkulje perfide tė vazhdueshme, si puthja e dorės, hapja e derės nė automjet, dhėnia pėrparėsi nė hyrje-dalje etj.

Prototipi i femrės moderne


Nėse i hedhim njė vėshtrim personazheve dhe profilit tė femrės nė letėrsi pėr fėmijė apo edhe nė zhanret e tjera, do tė shohim njė gjendje tė ēuditshme. Kėta personazhė janė figura moralisht tė diskutueshme, me shprehi negative, me zhvillim psiko-fizik tė gabueshėm. Pėr fat tė keq, kėta figura janė bėrė prototipė tė femrės moderne. Edhe Borėbardha, edhe Kėsulkuqja, edhe Pipi ēorapėgjatė, edhe Alisa nga bota e ēudirave, zakonisht nuk kanė mė tė afėrmit e tyre pėr mbėltim tė dashurisė dhe edukimit cilėsor. Kėta personazhė zakonisht janė mjaft naivė dhe zakonisht ata nuk i shpėton dija, morali, apo meditimi, por princi i pasur. Pason dashurimi nė shikim tė parė, pa njohjen e ndėrsjellė. Pėr tė pranuar martesėn Borėbardhės i ėshtė nevojitur vetėm njė buzėqeshje dhe puthje dhe xhepi pėrplotė para nga Princi. Lumturia e Borėbardhes dhe Princit, nė tė cilėn thirret autori, nuk ēojnė mė tej se Borėbardha tė vendoset nė rolin e ajrosjes sė pallatit, pastrimit tė pluhurit, bėrjes sė ėmbėlsirave e tė ngjashme. Thjesht, femrėn e shohim si prototip tė krijesės pėr shfrenim e kėnaqėsi, naive, tė krijuar pėr punė shėrbyese, por jo edhe intelektuale; atė e shohim jo si qenie qė ndihmon njerėzinė me intelekt e shpirt, por me trup dhe bukuri.


Ēėshtjet e mirėfillta


Nė fillim tė erės islame, femrat sahabe tė Muhammedit a.a. merrnin pjesė aktive nė shpjegimin dhe interpretimin e shumė ēėshtjeve, duke i shtruar pyetje Muhammedit a.s.. Pyetjet ishin tė natyrės sė ritualeve, tė drejtave ndėrnjerėzore, bontonit, vesh-mbathjes, transakcioneve ekonomike etj.. Muhammedi a.s. i ka pėrkrahur ato dhe kjo mund tė vėrehet edhe sot nga dora e parė nga burimet muslimane tė hadithit dhe rasteve tė shkruara. Kjo klimė pozitive ka ndikuar qė nė atė kohė tė zhvillohen femra me aftėsi tė mėdha intelektuale dhe gjykuese. Ky ritėm ka vazhduar edhe nė kohėn e mėvonshme, por jo edhe nė periudhėn e stagnimit musliman, kur mashkulli ėshtė kėnaqur qė femra t'i bėhet lavatriqe e mirė, kuzhiniere e mirė, pastruese shtėpie dhe riprodhuese e mirė, por jo edhe intelektuale e mirė.

Anatomia e dhunės


Dhuna ėshtė rezultat i konfliktit e konflikti ėshtė rezultat i mosmarrėveshjeve. Mosmarrėveshjet janė pasojė e akcesit tė gabueshėm nė vlerėsimin e dallimeve. Edhe pse dallimi, qoftė fizik, intelektual apo material, duhet nė jetė nė funksion tė pasurimit dhe mirėkuptimit (li teārefū), nė sytė e njerėzve egoistė dhe prepotentė, dallimi bėhet zjarr pėr inicimin e konfliktit tė interesit, deri sa konflikti i interesit rezulton nė pėrdorimin e aspekteve tė ndryshme tė dominimit, ku bėn pjesė edhe forca. Nėse konstelacionin e sipėrm e vendosim nė nivel rajonal apo ndėrkėmbėtar, do tė shohim se shumė shtete sillen pikėrisht nė kėtė mėnyrė, duke i detyruar popujt e vegjėl apo tė dobėt nė heqje dorė nga shumė gjera me rėndėsi dhe nė privilegje tė tė pasurve dhe tė fortėve. Pikėrisht sikurse kėto shtete tė dobėta e tė painformuara, edhe meshkujt[5] dhe femrat bėhen pre, viktimė e lehtė nė arenėn botėrore tė dominimit dhe interesit.


Akcesi ndaj sfidave


Njeriu ka prirje qė pėr mossuksesin e tij ta akuzojė dikend tjetėr, zakonisht faktorėt e jashtėm, qė mos tė ballafaqohet me mangėsitė personale. Djemtė dhe vajzat pėr mossukseset e tyre akuzojnė kolegėt e shpesh edhe fajin ia lėnė sihrit dhe magjisė nė vend qė tė hulumtojnė dhe eliminojnė mangėsitė vetjake.


Me qėllim qė tė mbrojnė paraqitjen pozitive pėr veten, njeriu ka krijuar mekanizma tė shumtė pėr tė mbrojtur vrimat 'e zeza' nė personalitetin e tij. Ky akces ėshtė nga jashtė brenda (outside-in) dhe manifestohet duke gjetur alibi pėr mangėsitė vetjake nė faktorėt e jashtėm.


Akcesi i dytė ėshtė nga brenda jashtė (inside-out) dhe nėnkupton ndėrtimin maksimal tė vetes dhe ndėrrimin e personalitetit vetjak. Kjo konsiston nė bindjen qė njeriut askush nuk mund t'i bėjė keq pėrveē nėse nė kėtė ai/ajo lejon. Apo, njeriun askush nuk mund ta turpėrojė mė shumė se sa ai vetveten.


Njerėzit martohen, miqėsohen apo hyjnė nė institucione duke kėrkuar mė shumė mirkuptim, dashuri, shėrbime, ngushėllime, kohė dhe nė kėtė rreth prej shumė individėve qė gėrshetohen, ku shumica shumė mė tepėr kėrkon se sa ofron, lindin boshllėqe tė zgjeruara tė cilat gjenerojnė jaze tė pakalueshme dhe ftohtėsi mes veti.


Brezat e parė tė muslimanėve dallohen prej tė sotmėve me atė qė ata ishin njerėz tė mėdhenjė tė cilėt erdhėn ta lumturojnė kėtė planetė tė vogėl, deri sa muslimanėt aktual janė njerėz tė vegjėl tė cilėt kanė ardhur tė kėrkojnė lumturi nė kėtė planet tė madh.


Qėndrimi i fundit ėshtė shembull i dhunės moderne, tė cilin njeriu ia bėn vetes meqenėse vetvetiu e dėmton potencialin e dhėnė nga Zoti tė intelektit dhe shpirtit duke pranuar pozitė tė mjerueshme tė tė nėnshtruarit.


Vetėm njerėzit me qėndrim proaktiv mendor e plotėsojnė pėrkufizximin e personaliteteve tė fuqishme dhe e arsyetojnė qėndrimin e tyre nė kėto hapėsira.


Mendimi pėrmbyllės


Shpesh dėgjojmė se baballarėt i thėrrasin sugareshat e tyre me "princesha ime", apo barrat i thėrrasin nuset e tyre "mbretėresha ime". Kjo do tė ishte nė rregull, sepse njeriu kėnaqet nga fjalėt e mira, sikur pas kėtyre fjalėve mos tė qėndronte tentimi i mbulimit tė mungesave dhe tė mospėrsosurive vetjake. Ky abuzim me femrėn moderne i ngjanė asaj tė lojės sė shahut. Qė ta kuptojmė ku qėndron abuzimi, do tė theksojmė se ndėr figurat e shahut vetėm njė ėshtė femėr – mbretėresha. Atė e pėlqejnė mė sė shumti kundrejt mbretit, i cili ėshtė statik, i ngathėt dhe gjithnjė pas perdes, i mbrojtur nga topi, gjuetarėt, kuajt, piunėt etj. Mbretėresha nuk e ka kėtė problem, asaj i ėshtė dhėnė liri e lėvizjes dhe veprimit, por pikėrisht pėr kėtė ajo ėshtė figura mė e eksponuar dhe mė e pėrfolur. Ajo i ngjanė femrės sė zhveshur nė pub-lokale, sė cilės i japin ndjenjėn e vlerės sė rrejshme kuajt, topat dhe figurat e shumta. Mbretėresha ėshtė figura qė mė sė shumti rrezikon dhe shpesh pėson, duke mos pritur fund tė lumtur. Madje, lojėrat mė tė famshme tė shahut janė ato, nė tė cilat viktimizohen mbretėreshat pėr tė krijuar epėrsi nė fushėn e tabelės sė shahut.


Komenti ėshtė i tepėrt.


Vetėm nėse plotėsohen kėto dhe kushte tė ngjashme, fushata e zonjės Jozefina mund tė ketė sukses.



--------------------------------------------------------------------------------

[1] Konventa mbi eliminimin e dhunės kundėr femrės – Asambleja Gjenerale e KB mė 1993.

[2] M. Scott Peck, Ljudi laži, preveo Darko Milošić, Zagreb, 1999.

[3] Disa autorė mohojnė shifrat e larta dhe pohojnė se numri i femrave tė vrara nė Evropė pėr periudhėn nė fjalė ėshtė shumė me e vogėl.

[4] Ulfe Azizussamed, Islami dhe Kristianizmi, botimi I,Tetov, 1991.

[5] Mashkulli dhe grupi i meshkujve, tė cilėt lejojnė depėrtimin e meshkullit tjetėr nė territorin e tyre, humbin burrėrinė e tyre. Ndaj nė kėtė rast, mė me rėndėsi ėshtė dominimi se sa gjinia. Kjo ndodh edhe mė botėn shtazore etj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.AlbaVideo.Us/Index.PhP
 
Dhuna moderne mbi femrat
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Designer By:AseSsiNo :: BeSiM FeTaR-FeJa-
Kėrce tek: