Designer By:AseSsiNo
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Designer By:AseSsiNo

Derigjuar dhe Kontrolluar Nga FaT-MiR-IdRiZi
 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 6. JETA PAS VDEKJES

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AseSsiNo

AseSsiNo


Male Numri i postimeve : 56
Age : 34
Lokacioni : Xhepēisht-Tetove
Interesat e Juaja : Gjithcka
Firma Juaj : Cn-Security #1
Registration date : 02/01/2008

6. JETA PAS VDEKJES Empty
MesazhTitulli: 6. JETA PAS VDEKJES   6. JETA PAS VDEKJES Icon_minitimeSun Jan 27, 2008 9:39 am

6. JETA PAS VDEKJES


Besimi nė njė jetė tė ardhme, nė njė formė apo nė njė tjetėr, ėshtė gjithashtu e pėrbashkėt pėr tė gjitha fetė e botės, dhe ėshtė neni i tretė themelor i besimit tė muslimanit. Mirėpo misteri i jetės pas vdekjes askund nuk ėshtė zgjidhur aq qartė sa nė Islam. Idea e jetės pas vdekjes ka qėnė aq e errėt deri vonė, deri nė kohėn e daljes sė fesė ēifute, sa qė jo vetėm se nuk gjėndet shumė pėr kėtė e shprehur nė Testamentin e Vjetėr, por njė sekt i rėndėsishėm ēifut nė fakt e mohonte fare ekzistencėn e njė gjėndjeje tė tillė. Megjithate, kjo lidhet me faktin se nė shfaqjet mė tė hershme nuk ishte hedhur shumė dritė mbi kėtė. Besimi nė ‘transmigracion’ (apo rimishėrim i shpirtrave) kishte tė bėnte dhe me mendjen e pazhvilluar tė njeriut qė realitetet shpirtrore gabimisht i merrte pėr fakte fizike. Ne Islam, idea e jetės sė pėrtejme arriti pėrsosmėrinė e saj, siē ndodhi dhe me parime tė tjera tė rėndėsishme e themelore tė fesė. Besimi nė njė jetė tė ardhshme nėnkupton dhėnien llogari tė njeriut nė njė jetė tjetėr pėr veprimet e bėra nė kėtė jetė. Besimi padyshim ėshtė njė bazė shumė e vyer pėr ngritjen morale tė botės nė qoftė se kuptohet si duhet. Pikat e mėposhtėme theksohen nė mėnyrė tė veēantė nga Kurani i Shenjtė.


Jeta pas vdekjes ėshtė vetėm njė vazhdim i jetės kėtu poshtė

Hendeku qė pėrgjithėsisht vihet ndėrmjet kėsaj jete dhe jetės pas vdekjes ėshtė pengesa mė e madhe nė zgjidhjen e misterit tė jetės sė pėrtejme. Islami bėn qė tė zhduket fare ky hendek: ai bėn qė jeta e ardhshme tė konsiderohet thjesht si vazhdim i jetės sė tanishme. Pėr kėtė pikė Kurani i Shenjtė shprehet fare qartė. Aty thuhet:


"Ne kemi bėrė (pikėrisht nė kėtė jetė) qė pasojat e veprave tė njeriut t’i ngjiten atij pėr qafe, dhe kėto pasoja tė fshehta Ne do t’i nxjerrim nė shesh nė Ditėn e Ringjalljes nė formėn e njė libri krejt tė hapur" (17:13,14).

Dhe pėrsėri aty thuhet:


"Kushdo qė ėshtė i verbėr nė kėtė jetė, do tė jetė i verbėr edhe nė botėn e pėrtejme; po, dhe do tė largohet gjithnjė e mė shumė nga rruga e drejtė" (17:72).


Kurse nė njė vend tjetėr kemi:


"O shpirt qė je nė prehje! Kthehu tek Zoti yt, se Ai ėshtė i kėnaqur me ty dhe ti je i kėnaqur me Atė. Pra hyr midis shėrbyesve te Mi dhe hyr nė Kopėshtin Tim" (89:27-30).


E para e kėyre citimeve e bėn tė qartė se faktet e mėdha qė do tė dalin nė dritė diten e Gjykimit nuk do tė jenė diēka e re, por vetėm njė manifestim i asaj qė ėshtė fshehur kėtu nga syri fizik. Prandaj jeta pas vdekjes nuk ėshtė njė jetė e re, por vetėm njė vazhdim i kėsaj jete qė nxjerr nė dritė realitetet e saj tė fshehura. Dy citimet tjera tregojnė se njė jetė qiellore apo njė jetė skėterre – tė dyja fillojnė nė kėtė botė. Verbėria e jetės sė ardhshme ėshtė skėterrė, por sipas vargjeve tė cituara vetėm ata qė janė tė verbėr kėtu do tė jenė tė verbėr dhe nė jetėn e pėrtejme, duke e bėrė tė qartė se verbėria shpirtrore e kėsaj jete ėshtė skėterra e vėrtetė, dhe qė kėtej ajo merret me vete nė botėn tjetėr. Po ashtu, ėshtė pikėrisht shpirti qė ka gjetur paqe e prehje tė pėrsosur ai qė grishet pėr tė hyrė nė parajsė pas vdekjes, duke treguar kėshtu se parajsa e botės tjetėr ėshtė vetėm njė vazhdim i paqes e prehjes qė njeriu gėzon shpirtrisht nė kėtė jetė. Kėshtu, ėshtė e qartė se, sipas Kuranit tė Shenjtė, jeta e pėrtejme ėshtė njė vazhdim i kėsaj jete, dhe vdekja nuk ėshtė njė ndėrprerje por njė hallkė lidhėse, njė derė qė hap realitetet e fshehura tė kėsaj jete.


Jeta pas vdekjes ėshtė njė shembėllim i gjendjes shpirtrore nė kėtė jetė

Me Islamin ėshtė hedhur dritė e plotė mbi tė vėrtetėn mė kuptimplote pėrsa i pėrket jetės sė pėrtejme. Nė mėsimet kristiane truporja dhe shpirtrorja shkrihen bashkė; pėr tė qarat e vajtimet e kėrcitjet e dhėmbėve dhe zjarrin e pashuar si ndėshkim pėr tė liqtė flitet me tė njejtėn shtrirje si pėr mbretėrinė e qiellit, thesaret e qiellit dhe jetėn e pėrhershme si shpėrblim pėr tė drejtėt; mirėpo nuk jepen tregues tė qartė tė burimeve tė njerės apo tė tjetrės. Nga ana tjetėr, Kurani i Shenjtė e bėn tė qartė se gjendja pas vdekjes ėshtė njė pėrfaqėsim i plotė, njė shembėllim i qartė e i plotė, i gjendjes sonė shpirtrore nė kėtė jetė. Kėtu kushtet e mira ose tė kėqia tė veprave ose besimeve tė njė njeriu janė latente (tė pranishme por tė padukshme) brenda tij; helmi apo ballsami i tyre lėshojnė ndikimin e vet mbi tė vetėm nė mėnyrė tė fshehtė, por nė jetėn e ardhshme ato do tė bėhen tė dukshme e tė qarta si drita e diellit. Trajta qė marrin veprat tona e pasojat e tyre nė kėtė jetė nuk ėshtė e kapshme nga syri i njeriut nė kėtė jetė, por nė jetėn e pėrtejme ajo do tė shpaloset nė tėrė qartėsinė e saj. Prandaj dhe kėnaqėsitė e vuajtjet nė jetėn e ardhshme, ndonėse shpirtrore nė realitet, nuk do t’i fshihen syrit tė zakonshėm siē ndodh me faktet shpirtrore nė kėtė jetė. Eshtė pėr kėtė arsye qė ndėrsa, nga njėra anė, hiret e tė mirat e jetės sė pėrtejme pėrmenden me emra fizikė si dėshmi e shfaqjes sė tyre tė qartė pėrpara syve, nga ana tjetėr ato pėrmenden si gjėra tė cilat "syri nuk i ka parė, as veshi nuk i ka dėgjuar, as nuk ka arritur dot zemra e njeriut qė t’i ndjejė a t’i provojė". Ky pėrshkrim i hireve e bekimeve tė jetės sė ardhshme ėshtė vėrtet njė shpjegim i dhėnė nga vetė Profeti i Shenjtė pėr vargun e Kuranit ku thuhet se askush nuk i di hiret e gėzimet tė cilat i janė mbajtur tė fshehta (32:17).

Vargjet e mėposhtme tė Kuranit tė Shenjtė, tė cilat rėndom mund tė keqkuptohen, nuk i pėrshkruajnė fare hiret e kėnaqėsite qiellore si tė njėllojta me gjėrat e kėsaj bote. Nė to thuhet:


"Dhe jepi lajme tė gėzuara atyre qė besojnė e bėjnė vepra tė lavdėrueshme, se pėr ta janė kopėshtet nėpėr tė cilėt rrjedhin lumenj. Sa herė qė u jepet njė sasi me fruta prej andej, ata do tė thonė: ‘Ja nga kėto na janė dhėnė neve mė parė,’ dhe atyre u jepen gjėra tė ngjashme me ato" (2:25).


Tani frutat pėr tė cilat tė drejtėt do tė thonė se i kanė shijuar nė kėtė jetė nuk ėshtė e mundur qė tė jenė frutat e pemėve ose gjėrat e kėsaj jete. Kėto vargje, nė fakt, na thonė se ata qė besojnė e bėjnė vepra tė mira pėrgatisin njė parajsė pėr vete me duart e tyre, ku frute do tė jenė veprat e tyre tė mira. Pikėrisht nga frutet e kėtij kopėshti ata do tė shijojnė shpirtėrisht kėtu, si dhe nga tė njėjtat, vetėm se nė njė trajtė mė tė kapshme e tė qartė, do tė hanė ata nė jetėn tjetėr. Mund tė citojmė dhe njė varg tjetėr qė vazhdon tė njejtėn ide: "Atė ditė ju do te shihni burrat e devotshėm dhe gratė e devotshme, me dritėn qė shkėlqen pėrpara tyre nė krahun e tyre tė djathtė" (57:12). Ky varg tregon se drita e besimit nga e cila ishin udhėhequr nė kėtė jetė burrat e gratė e drejtė e tė moralshėm, dhe e cila mund tė shihej kėtu vetėm me syrin shpirtror, do tė shihet qartė duke ndriēuar pėrpara besimtarėve nė ditėn e Ringjalljes.

Si nė rastin e hirėsive e kėnaqėsive tė parajsės, edhe ndėshkimi i ferrit ėshtė njė shembėllim i torturave shpirtrore tė kėsaj jete. Ferri thuhet se ėshtė njė vend ku njeriu as nuk do tė jetojė, as nuk do tė vdesė (20:74).

Duhet tė kujtojmė nė lidhje me kėtė se Kurani i pėrshkruan ata qė bien nė gabime e ligėsi si tė vdekur e pajetė, kurse tė mirėt i quan tė gjallė. Sekreti i kėsaj ėshtė se mjetet e jetės sė atyre qė e lėnė pas dore Zotin, duke u dhėnė vetėm pas tė ngrėnit e tė pirit dhe kėnaqjes sė dėshirave tė tyre fizike, do t’u ndėrpriten me vdekjen e tyre. Ata nuk kanė pjesė nė ushqimin shpirtror, prandaj dhe, duke iu mohuar jeta e vėrtetė, ata do tė ngrihen pėrsėri pėr tė shijuar pasojat e kėqia tė veprave tė tyre tė liga.


Pėrparimi i pakufishėm nė jetėn pas vdekjes


Islami na mėson se njeriu ėshtė i destinuar tė bėjė pėrparime tė pakufishme nė jetėn pas vdekjes. Ai qė e nėnvizon kėtė ėshtė parimi se zhvillimi i aftėsive tė njeriut siē ndodhė nė kėtė jetė nuk quhet i mbyllur me kaq, por njė horizont shumė mė i gjėrė zhvillimi shpaloset pėrpara tij pas vdekjes. Ferri ka pėr qėllim vetėm ta pastrojė njeriun nga ‘skorjet’, mbeturinat e padobishme, qė ka grumbulluar me duart e veta, me qėllim qė ta bėjė tė pėrshtatshėm pėr pėrparim shpirtror nė ate jetė. Vargjet 106 e 107 tė kapitullit 11 tė Kuranit tregojnė qartė se ndėshkimi i ferrit nuk ėshtė i pėrhershėm. Ka gjithasht Thėnie tė Profetit tė Shenjtė dhe tė Shokėve tė tij tė cilat nuk lėnė pikė dyshimi se ferri ėshtė njė vend i pėrkohshėm pėr mėkatarin, qoftė musliman apo jo-musliman, dhe se ndėshkimi i rreptė i ferrit ėshtė njė ilaē pėr tė shėruar sėmundjet e tij shpirtrore dhe pėr t’i dhėnė mundėsi atij qė tė hyjė sėrish nė rrugėn drejt njė jete mė tė lartė. As parajsa nuk ėshtė njė vend pėr kėnaqėsi tė rėndomta; ajo nė thelb ėshtė njė vend pėr t’u ngjitur nė nivele gjithnjė e mė tė larta (39:20). Pėr ata qė janė nė parajsė thuhet se kanė njė dėshirė tė pashuar pėr tė arritur shkallė gjithnjė e mė tė larta pėrsosmėrie; prandaj dhe lutja e tyre ėshtė: "Zoti ynė, bėje tė pėrsosur pėr ne dritėn tonė" (66:Cool.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.AlbaVideo.Us/Index.PhP
 
6. JETA PAS VDEKJES
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Designer By:AseSsiNo :: BeSiM FeTaR-FeJa-
Kėrce tek: