Designer By:AseSsiNo
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Designer By:AseSsiNo

Derigjuar dhe Kontrolluar Nga FaT-MiR-IdRiZi
 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Vlera e leximit te Ku'ranit..?!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AseSsiNo

AseSsiNo


Male Numri i postimeve : 56
Age : 34
Lokacioni : Xhepēisht-Tetove
Interesat e Juaja : Gjithcka
Firma Juaj : Cn-Security #1
Registration date : 02/01/2008

Vlera e leximit te Ku'ranit..?! Empty
MesazhTitulli: Vlera e leximit te Ku'ranit..?!   Vlera e leximit te Ku'ranit..?! Icon_minitimeFri Jan 18, 2008 10:42 am

Vlera e leximit te Ku'ranit..?!



Falėnderuar qoftė All-llahu, i Cili na zbriti Kur'anin fisnik, qė ta kemi nė jetė udhėheqės dhe gjykues, dritė dhe shėrues, argument dhe shpėtues.
Me te pastrohen zemrat dhe qetėsohen, sytė nė te kėnaqėn dhe rehatohen, veshet prehen me dėgjimin e tij dhe trupi shėrohet.

Nga mirėsitė e All-llahut, tė cilat janė tė pafundme ėshtė se All-llahu [subhanehu ve teala] na mundėsoi t'i bėjmė Atij ibadet edhe me lexim tė Kur'anit. Leximi i Kur'anit tė lartė ka vlera tė mėdha. Kėtė e dėshmojnė ajete tė numėrta dhe hadithe tė shumta.

Thotė All-llahu i Madhėruar:

إِنَّ الَّذِينَ يَتْلُونَ كِتَابَ اللَّه وَأَقَامُوا الصَّلَاةَ وَأَنفَقُوا مِمَّا رَزَقْنَاهُمْ سِرًّا وَعَلَانِيَةً يَرْجُونَ تِجَارَةً لَّن تَبُورَ

"Ata qė e lexojnė librin e All-llahut, e falin namazin dhe nga begatitė qė Ne u kemi dhėnė japin fshehtazi dhe haptazi, ata e shpresojnė njė fitim qė kurrė nuk u humbet." [Fatir, 29]

Cili ėshtė ky fitim kaq i madh?

Ėshtė shpėrblimi dhe mirėsia e All-llahut qė i shton pėr robėt e Tij, siē vijon ajeti mė pas:

لِيُوَفِّيَهُمْ أُجُورَهُمْ وَيَزِيدَهُم مِّن فَضْلِهِ إِنَّهُ غَفُورٌ شَكُورٌ

"Qė Ai (All-llahu) do t'ju plotėsojė shpėrblimin e tyre, e edhe do t'ju shtojė nga mirėsia e Tij, vėrtet Ai ėshtė mėkatfalės dhe shumė mirėnjohes." [Fatir, 30]

Gjithashtu thotė All-llahu i Madhėruar:

إِنَّمَا أُمِرْتُ أَنْ أَعْبُدَ رَبَّ هَذِهِ الْبَلْدَةِ الَّذِي حَرَّمَهَا وَلَهُ كُلُّ شَيْءٍ وَأُمِرْتُ أَنْ أَكُونَ مِنَ الْمُسْلِمِينَ {91} وَأَنْ أَتْلُوَ الْقُرْآنَ فَمَنِ اهْتَدَى فَإِنَّمَا يَهْتَدِي لِنَفْسِهِ وَمَن ضَلَّ فَقُلْ إِنَّمَا أَنَا مِنَ الْمُنذِرِينَ

"91. Unė jam urdhėruar tė adhuroj vetėm Zotin e kėtij qyteti, tė cilin Ai e bėri tė shenjtė, se Atij i takon ēdo send, dhe jam urdhėruar tė jem prej besimtarėve tė sinqertė. 92. E, edhe ta lexoj Kur'anin, e kush pranon udhėzimin e tij, ai udhėzohet vetėm pėr tė mirėn e vet, e kush ka humbur, ti thuaj: "Unė vetėm tėrheq vėrejtjen". [En-Neml]

All-llahu i madhėruar e urdhėron tė Dėrguarin e Tij [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] qė tė recitojė Kur'an dhe ky urdhėr pėrfshinė edhe ummetin e tij:

وَرَتِّلِ الْقُرْآنَ تَرْتِيلًا

"Dhe Kur'anin recitoje me vėmendje!" [El-Muzzemmil, 4]

All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:

وَقُرْآنَ الْفَجْرِإِنَّ قُرْآنَ الْفَجْرِ كَانَ مَشْهُودًا

"Me tė vėrtetė qė leximi i Kur’anit herėt nė agim ėshtė gjithnjė i dėshmuar (i ndjekur nga melekėt e ditės dhe tė natės, tė ngarkuar pėr mbikqyrjen e njerėzve)." [El-Isra, 78]



Hadithet e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] qė tregojnė pėr vlerėn e leximit tė Kur'anit:

Transmetohet nga Ebu Seidi se ka thėnė: Ka thėnė i Dėrguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]:" Thotė All-llahu, azze ve xhel-le: "Kush angazhohet me leximin e Kur'anit nga dhikri (pėrmendja e All-llahut) dhe duaja, do t'i jap atij mirėsi mė shumė se sa atyre qė mė bėjnė dua. Vlera e madhe e fjalėve tė All-llahut mbi fjalėt e tjera ėshtė sa vlera e All-llahut mbi krijesat e Tija." [Et-Tirmidhiu, 2962, Ed-Darimij, 441/2]

Transmetohet nga Enesi [radijallahu anhu] se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "All-llahu i ka disa njerėz shumė tė afėrt. Thanė: Kush janė ata, o i Dėrguari i All-llahut! Tha: Tė afėrmit e Kur'anit janė tė afėrmit e All-llahut dhe tė veēantit e Tij." [En-Nesaiu,56]

Qėllimi i tė afėrmeve tė Kur'anit (ehlu Kur'an) ėshtė hafizat e Kur'anit, ata qė vazhdimisht e lexojnė dhe i praktikojnė parimet e tija. Ata janė evlijatė e All-llahut dhe njerėzit e veēantė tė Tij.

Transmetohet nga Abdullah bin Amėr bin El-Asė [radijallahu anhu] se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Kush e ka pėrmledhur Kur'anin (nė gjoks, dmth e ka mėsuar pėrmendėsh) ka bartur njė gjė madhėshtore. Mes shpatullave tė tija ka arrirė pozita e pejgamberllekut, me ndryshim se atij nuk i shpallėt ndonjė shpallje. Sepse Kur'ani ėshtė nė gjoksin e tij." [El-Hakim nė El-Mustedrek, 552/1]

Transmetohet nga Ebu Emameh [radijallahu anhu] se ka thėnė: E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dukethėnė: "Lexone Kur'anin sepse ai do tė ndėrmjetėsojė pėr tė afėrmit e tij nė Ditėn e Gjykimit." [Muslim, 1871 dhe tė tjerė]

Transmetohet nga Othman bin Affani [radijallahu anhu] se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Mė i miri prej jush ėshtė Aiqė e mėson Kur'anin dhe ua mėson tė tjerėve." [El-Buhari, 5027]

Transmetohet nga Abdullah bin Amėr bin Al-Asė [radijallahu anhuma] nga Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] se ka thėnė: "I thuhet tė afėrmit tė Kur'anit (nė Ahiret): Lexoje Kur'anin dhe ngritu lartė duke e recituar ashtu siē e recitojshe nė dunja se vendbanimi yt do tė jetė aty ku do ta pėrfundosh ajetin e fundit." [Ebu Davudi, 1464]

Transmetohet nga Ebu Sherih El-Hizai se ka thėnė: Doli njėherė tek ne i Dėrguari i All-llahut dhe tha: "Myzhde... myzhde...! A dėshmoni se nuk ka tė adhuruar me tė drejtė tjetėr pos All-llahut dhe se unė jam i Dėrguari i Tij? Thanė: Pajtetėr. Tha: Vėrtetė, ky Kur'ani ėshtė shkak, njė anė e tija ėshtė nė Dorėn e All-llahut dhe njė anė ėshtė nė dorėn tuaj, andaj kapuni fort pėr te! Ju nuk do tė devijoni e as do tė humbėni pas tij asnjėherė." [Shuabul-Iman, 501/4]

Transmetohet nga Salimi e ky nga babai i vet se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Nuk lejohet zilia pėrveē se ndaj dy pėrsonave; Ndaj njė njeriut, qė All-llahu i ka dhuruar pasuri e ai e shpenzon atė ditė e natė dhe ndaj njė njeriut ia ka dhuruar Kur'anin e ai falėt dhe e lexon atė ditė e natė." [El-Buhari, 7529]

Transmetohet nga Ebu Hurejra [radijallahu anhu] se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Ēdo grup njerėzish qė mblidhen nė njė shtėpi nga shtėpiat e All-llahut pėr tė lexuar Kur'an dhe e mėsojnė atė mes tyre, u zbret atyre qetėsia dhe i mbulon ata rahmeti dhe i pėrmend All-llahu tek ata qė i ka tek vetja." [Muslim, 6795]

Kėto ishin disa ajete dhe hadithe qė treguan vlerėn e madhe tė leximit, mėsimit dhe recitimit tė Kur'anit.

Lusim Zotin qė tė jemi prej atyre qė marrim pjesė nga kjo mirėsi e madhe e mos tė na privojė nga leximi dhe mėsimi i Kur'anit!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.AlbaVideo.Us/Index.PhP
 
Vlera e leximit te Ku'ranit..?!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Designer By:AseSsiNo :: BeSiM FeTaR-FeJa-
Kėrce tek: